Ministrja turke e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Derya Yanık, ka thënë se ministria e saj ka kërkuar arrestimin e tre të dyshuarve në gjyq për një rast abuzimi me fëmijët që tronditi Turqinë javën e kaluar.
“Ne kemi kërkuar një proces arrestimin dhe gjykimin e abuzuesve. Ne nuk mund të tregojmë mëshirë (për të dyshuarit). Gjykimi me arrest është një nga masat e procedimit. Gjykata ka fuqinë e diskrecionit,” tha Yanık në komentet e bëra për transmetuesin turk NTV më 13 dhjetor.
Ajo tha se Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë kishin iniciuar një hetim për rastin dhe se edhe ministria e saj do të përfshihej në këto hetime.
Javën e kaluar, Turqia u trundit nga raportimi skandaloz se një nga drejtuesit e komunitetit islamik İsmailağa, Yusuf Ziya Gümüşel, kishte “martuar” vajzën e e tij në moshën gjashtë vjeçare.
Gazetari Timur Soykan më 3 dhjetor filloi të publikojë serinë e tij të raportimeve në lidhje me historinë tronditëse. Zemërimi i publikut ka vazhduar të rritet që atëherë.
HKG, e cila është vajza e Yusuf Ziya Gümüşel, themeluesit të Fondacionit Hiranur të lidhur me Komunitetin İsmailağa, paraqiti një kallëzim penal për prindërit e saj.
Tani 24 vjeçe dhe e divorcuar, gruaja tha se babai i saj Yusuf Ziya Gümüşsel dhe nëna e saj Fatıma Gümüşel e kishin “martuar” në moshën 6-vjeçare me Kadir İstekli, një nga ndjekësit e Komunitetit İsmailağa. Ajo tha se ishte abuzuar seksualisht gjatë gjithë fëmijërisë së saj.
Pas të gjitha këtyre zhvillimeve, Yanık tha se ministria e saj ishte e përfshirë në këtë rast dhe se mbështetja e nevojshme do t’i jepej HKG-së.
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…