Trupat ruse kanë vrarë një vajzë 3-vjeçare dhe nënën e saj në një shesh lojrash në një fshat të Donetsk, sipas zyrës së prokurorit rajonal.
Mediat e huaja bëjnë me dije se granatimet goditën Kurtivkën, duke plagosur edhe vajzën tjetër të gruas, 15 vjeçe, e cila u dërgua me urgjencë në spital.
“Gjatë sulmit të pushtuesve, familja ka qenë në këndin e lojërave”, tha Prokuroria, shkruan A2 CNN.
Prokuroria në Ukrainë tha gjithashtu se ka nisur një hetim për krimet e luftës, të cilat kanë qenë të shumta gjatë këtyre tre viteve luftime.
Sky Neës, ku janë marrë edhe të dhënat, nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto raporte në fushën e betejës.
Kujtojmë se megjithëse Presidenti Trump dhe administrata e tij në SHBA premtuan se do të gjenin një zgjidhje të shpejtë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…