LAJME

Tronditet Suedia, sulm me armë në Uppsala, tre viktima dhe disa të plagosur

Suedia është tronditur nga të shtëna me armë zjarri që janë regjistruar në qendër të Uppsalës, një qytet universitar, rreth 70 km në veri të Stokholmit.

Alarmi u dha pak pas orës 5 pasdite pas disa raportimeve dhe një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në vendngjarje. Dëshmitarët që folën për Sveriges Radio, thanë se dëgjuan të shtëna me armë zjarri, të paktën gjashtë herë. Ngjarja ka ndodhur pranë një berberhaneje në një shesh qendror, jo shumë larg stacionit të trenit.

Mediat lokale raportuan se disa ambulanca ishin në vendngjarje dhe policia konfirmoi se ka persona të plagosur, megjithëse detajet për gjendjen e tyre nuk dihen ende.

Burime të tjera, në mediat sociale dhe disa stacione radiofonike lokale, flasin për disa të vrarë, të paktën tre.

I gjithë transporti publik në zonë është bllokuar përkohësisht. Sipas informacionit të dhënë gazetës Aftonbladet, policia po ndjek autorin e dyshuar, i cili u largua nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik, në Uppsala-n qendrore.

Një helikopter policie është ngritur gjithashtu në zonë. Ngjarja vjen rreth tre muaj pas një sulmi me armë të ndodhur në muajin shkurt, ku një person hyri në kampusin Risbergska në Örebro, pranë Stokholmit, duke vrarë 10 persona përpara se të kryente vetëvrasje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago