Momente tensioni të madh gjatë finales së Kupës së Serbisë midis Vojvodinës dhe Yllit të Kuq, të luajtur në Stadion Kraljevica.
Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, një fishekzjarr u hodh në fushë dhe shpërtheu në zonën e penalltisë, e cila ishte plot me lojtarë. Katër prej tyre përfunduan në tokë pas shpërthimit, por për fat të mirë nuk pati pasoja të rënda.
Ndeshja u fitua nga Ylli i Kuq me rezultatin e pastër 0-3.