SPORT

Çfarë po ndodhte me Florian Markun? Kishte plan të kthehej në ring në shtator, boksieri nuk zhvilloi asnjë meç që nga marsi

Boksieri shqiptar, Florian Marku, mbrëmë u arrestua në Gjermani dhe tashmë pritet të ekstradohet në Greqi.

Marku është ndaluar në shtetin gjerman për shkak të një incidenti të ndodhur shtatë vite më parë në Selanik, ku akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Boksieri shqiptar nuk ka zhvilluar meç boksi qysh nga muaji mars i këtij viti.

 

Edhe pse në plan ishte që gjatë muajit shtator apo tetor të rikthehej në ring, Marku nuk u shfaq më. Madje as në stërvitje apo intervista.

32-vjeçari gjatë muajit mars të këtij viti, pësoi humbjen e parë në karrierën profesionale të boksit, pasi u mposht nga Chris Kongo në “O2 Arena” në Londër.

Në 15 meçe sa ka zhvilluar gjatë karrierës, Marku ka shënuar 13 fitore (8 me nokaut), një humbje dhe një barazim.

Nuk dihet ende se ku gjendet Florian Marku, por duket se nga Gjermania ai do të ekstradohet në Greqi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago