“Amerika e ka kaluar pikun e saj të pandemisë dhe po bëhemi gati të rihapim ekonominë, brenda këtij muaji”.
Kjo ishte deklarata e fundit e presidentit Trump drejtuar shtetasve të tij. “Do i rikthehemi jetës tonë. Do rimarrim frerët e vendit tonë”, shtoi ai.
Në një moment kur vendi numëron më shumë se 30 mijë të vdekur dhe rreth 640 mijë të prekur, Trump i referohet të dhënave totale kur mbështet mendimin e tij kur thotë se do vazhdojmë aty ku e lamë, do shkojmë më tej me progresin e vendit, u tha ai gazetarëve.
I pyetur se pse ka kaq shumë raste në SHBA, Trump u përgjigj shkurt: sepse vendet e tjera gënjejnë me shifrat e tyre dhe ne themi të vërtetën. “A i besoni vërtet të dhënat e tyre, merrni për shembull Kinën”, përfundon presidenti amerikan.