Presidenti i SHBA Donald Trump shumë shpejt do të shpallë gjëndjen e emergjencës kombëtare për shkak të koronavirusit. Mediat amerikanë bëjnë të ditur se mbrëmjen e të premtes me orën lokale në Uashington, kreu i shtëpisë së bardhe do të dalë në një konferencë për shtyp.
Sipas agjencisë Bloombeg, Trump nuk do të presë më për shpalljen e emergjencës kombëtare.
Me herët ai kishte deklaruar se mbyllja e kufijve në ditët e kaluara nga qeveria që ai drejton, ka dhënë efekte positive pasi pikërisht për shkak të kësaj mase, sot SHBA ka vetëm 40 viktima.
“Nëse do ti kishim lënë hapur kufijve dhe nëse nuk do të kishim bërë kontrollet e duhura, me siguri sot numri I viktimave do të ishte shumë I madh, u shpreh Trump.