Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për kthimin e linjës së fluturimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter, Trump këtë marrëveshje e ka konsideruar historike.
“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës”.
“Edhe një fitore. Faleminderit ambasadorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar presidenti amerikan.
Everyone said it couldn’t be done. But for the first time in a generation, there will be direct flights between Serbia and Kosovo. Another win. Thanks to @WHNSC Ambassador Robert O’Brien and Ambassador @RichardGrenell! pic.twitter.com/0qSLryG96B
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 21, 2020