Trump: Irani do të mbajë përgjegjësi për çdo sulm nga rebelët Houthi

Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se Irani do të mbajë përgjegjësi për çdo sulm të mëtejshëm nga rebelët Houthi të Jemenit, duke kërcënuar me pasoja “të rënda”.

“Çdo e shtënë e qëlluar nga Houthi do të shihet, nga ky moment e tutje, si një e shtënë e gjuajtur nga armët dhe udhëheqja e Iranit”, shkroi Trump në “Truth Social”.

“Irani do të mbajë përgjegjësi dhe do të vuajë pasojat, dhe ato pasoja do të jenë të tmerrshme!”, shtoi presidenti amerikan.