Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte gati të shpërthente lufta, unë e ndala
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u ka bërë thirrje Iranit dhe Izraelit që ta arrijnë një marrëveshje, duke përmendur në mesin e disa shembujve marrëveshjen Kosovë-Serbi të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit 2020, gjatë mandatit të tij të parë.
Trump shkroi në “Truth Social” se e kishte ndaluar një konflikt që “ishte gati të shpërthente në luftë”.
Ndërsa ndalet te çështja Kosovë-Serbi, presidenti amerikan shkruan se “do ta rregullojë” situatën, pasi paraardhësi i tij Joe Biden “e ka dëmtuar” atë.
“Irani dhe Izraeli duhet ta bëjnë një marrëveshje, dhe do ta bëjnë një marrëveshje, ashtu siç e bëra unë Indinë dhe Pakistanin të arrijnë një marrëveshje, në atë rast duke përdorur TREGTINË me Shtetet e Bashkuara për të sjellë arsye, kohezion dhe mendje të kthjellët në bisedimet me dy udhëheqës të shkëlqyer që ishin në gjendje të merrnin një vendim shpejt dhe të NDALOJNË! Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin duke e përshkallëzuar situatën me intensitet, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndala (Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të marra, por unë do ta rregullojë, përsëri!). Një tjetër rast është Egjipti dhe Etiopia, dhe lufta e tyre mbi një digë masive që po ndikon në lumin madhështor Nil. Ka paqe, të paktën për tani, për shkak të ndërhyrjes sime, dhe do të mbetet kështu! Po ashtu, do të kemi PAQE, së shpejti, midis Izraelit dhe Iranit! Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani. Bëj shumë, dhe nuk marr kurrë meritë për asgjë, por është OK, POPULLI e kupton. TA BËJMË LINDJEN E MESME TË MADHE PËRSËRI!”, shkroi Trump.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…