Presidenti amerikan Donald Trump bëri thirrje sot, 27 gusht, që prokurorët federalë të ngrejnë akuza për “mafie dhe organizatë kriminale” ndaj miliarderit filantrop George Soros dhe njërit prej djemve të tij.
“George Soros, dhe i biri i tij i mrekullueshëm i Radikalëve të Majtë, duhet të akuzohen sipas ligjit RICO për shkak të mbështetjes së tyre ndaj protestave të dhunshme dhe shumë gjërave të tjera në mbarë Shtetet e Bashkuara. Nuk do t’i lejojmë këta të çmendur të shqyejnë Amerikën më tej, pa i dhënë as edhe një shans për të ‘marrë frymë’ dhe për të qenë e lirë,” shkroi Trump në rrjetin e tij TruthSocial.
Ai vijoi sulmin duke shtuar: “Soros, dhe grupi i tij i psikopatëve, i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë! Kjo përfshin edhe miqtë e tij të çmendur në Bregun Perëndimor. Kini kujdes, po ju shohim!”
Trump nuk e specifikoi se për cilin djalë të Soros-it bëhet fjalë, por kujtojmë se në vitin 2023 George Soros ia kaloi drejtimin e fondacionit të tij miliarda dollarësh Open Society Foundations djalit Alex Soros. Po ashtu, nuk është e qartë se cilët “miq” në Bregun Perëndimor kishte në mendje presidenti.
Ligji RICO (Racketeer Influenced and Corrupt Organizations Act) është ndër mjetet më të fuqishme të qeverisë amerikane për të goditur krimin e organizuar.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…