KRYESORE

Trump kur nënshkruhej marrëveshja Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë: Pres me padurim që t’i vizitojë në një të ardhme jo të largët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e përshkruante si historik nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020.

Ishte fundi i mandatit të parë të tij si president, ndërsa paralajmëronte se SHBA-ja do të punonte për bashkëpunim ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Trump paralajmëronte se do ta vizitonte Kosovën dhe Serbinë në një të ardhme jo shumë të largët. Megjithatë, atë në Shtëpinë e Bardhë e pasoi demokrati Joe Biden.

Republikani i kthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë nga Zyra Ovale, shprehej kështu: “Pres me padurim ta shoh Serbinë dhe Kosovën të përparojnë ndërsa ne punojmë së bashku për bashkëpunim ekonomik në rajon në të ardhmen. Pres me padurim që një ditë t’i vizitojë të dyja vendet në një të ardhme jo shumë të largët”.

Njëherë, Trump thoshte se duhej të merrej me fushatën zgjedhore.

“Aktualisht kemi një gjë të quajtur fushatë zgjedhore, kështu që mendoj se do të ishte më mirë t’i kushtojmë pak kohë asaj, por presim me padurim këtë vizitë”, shprehej presidenti amerikan.

Trump paralajmëronte se pas nënshkrimit të asaj marrëveshjeje, do të punonte me Kosovën dhe Serbinë për “bashkëpunim ekonomik në një gamë të gjerë çështjesh”.

I pyetur se cili ishte roli i tij në nënshkrimin e asaj marrëveshjeje, Trump thoshte se për këtë administrata e tij kishte punuar që nga fillimi i mandatit.

“Rich Grenell, në veçanti, fliste për këtë gjatë gjithë kohës. Ai nuk e kuptonte pse kjo situatë duhej të ekzistonte, dhe kishte të drejtë. Ai i afroi ata”, shprehej Trump.

Presidenti amerikan paralajmëronte se do të pasonin “disa zhvillime me të vërtetë të jashtëzakonshme” dhe se SHBA-ja më pas nuk do të duhej të shqetësohej për këto dy vende.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

5 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

7 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

7 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

8 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

8 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

11 orë ago