BREAKING NEWS

Trump mbledh Këshillin e Sigurisë, mediat parashikojnë që SHBA t’i bashkohet sulmeve ndaj Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po zhvillon një takim me këshillin e sigurisë kombëtare në Dhomën e Situatave, pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme.

Sipas mediave, presidenti po shqyrton nëse SHBA-të duhet të përfshihen më tej në konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit.

Më herët, Izraeli u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara një “qëndrim thjesht mbrojtës” në konfliktin e tij me Iranin, tha për CNN ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter.

Ndërkohë, më shumë se 30 anije cisterna amerikane për furnizim me karburant janë dërguar në rajon gjatë disa ditëve të fundit për t’u përgatitur për mundësinë që Trump të vendosë t’u urdhërojë Forcave Ajrore Amerikane të ndihmojnë në furnizimin me karburant të avionëve luftarakë izraelitë ndërsa ata kryejnë sulme mbi Iranin.

Agjencia e lajmeve Axios në postimet e saj të fundit shkruan se Trump po mendon t’i bashkohet luftës së Izraelit për të bombarduar impiantet bërthamore të Iranit, sidomos dhe atë të Fordoë.

Teksa edhe mediat izraelite, pretendojë se Izraeli po shpreson që SHBA të bashkohet shumë shpejt në këtë përplasje me Iranin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago