POLITIKE

Trump mendon që Zelensky është gati të heqë dorë nga Krimea

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se mendon që Volodymyr Zelenskyy është gati të heqë dorë nga Krimea, pavarësisht pohimeve të mëparshme të homologut të tij ukrainas për gadishullin e Detit të Zi që u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Duke folur me gazetarët në një aeroport në New Jersey të dielën, një ditë pas takimit me Zelenskyn në Vatikan, Trump tha “Oh, mendoj se po”, në përgjigje të një pyetjeje nëse mendonte që Zelensky ishte gati të “hiqte dorë” nga territori, shkruan The Guardian

Zelensky tha javën e kaluar se Ukraina nuk mund ta pranonte njohjen e SHBA-së për aneksimin e Krimesë nga Rusia, pasi Trump e akuzoi atë për kokëfortësi për këtë çështje.

Zelensky të premten këmbënguli se territori ishte “pronë e popullit ukrainas”.

Ai nuk iu përgjigj menjëherë komenteve të fundit të Trump.

Ndërkohë, vë në pah mediumi britanik, dy grupe planesh paqeje të publikuara nga Reuters të premten treguan se SHBA-të po propozojnë që Moska të mbajë territorin që ka pushtuar, përfshirë gadishullin strategjik të Krimesë.

Por ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius theksoi të dielën se propozimi i SHBA-së që Ukraina t’i lëshojë territor Rusisë ishte “i ngjashëm me një kapitullim”.

Në një intervistë me transmetuesin ARD, ai tha se Kievi e dinte se një marrëveshje paqeje mund të përfshijë lëshime territoriale.

Pavarësisht komenteve mbi Krimenë, presidenti i SHBA-së shprehu simpati të re për homologun e tij ukrainas të dielën, duke thënë se ai “dëshiron të bëjë diçka të mirë për vendin e tij” dhe “po punon shumë”.

Duke reflektuar mbi bisedën e tij me presidentin ukrainas, presidenti i SHBA-së tha gjithashtu se ishte “i befasuar dhe i zhgënjyer, shumë i zhgënjyer” që Rusia kishte bombarduar Ukrainën pas diskutimeve midis presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe të dërguarit të paqes të Trump, Steve Witkoff.

“Isha shumë i zhgënjyer që raketat po fluturonin, nga Rusia”, ka thënë presidenti amerikan.

Trump tha se Zelensky “më tha se i duhen më shumë armë, por ai e ka thënë këtë për tri vjet”.

Ndërsa i pyetur se çfarë dëshiron të bëjë Putini, Trump u përgjigj: “Epo, dua që ai të ndalojë së qëlluari. Ulu dhe nënshkruaj marrëveshjen. Ne kemi kufijtë e një marrëveshjeje, besoj, dhe dua që ai ta nënshkruajë atë dhe të mbarojë me të”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago