SPORT

“Nuk jeni për me lujtë futboll, jeni për me shitë hekra”, Belgin Jashari tregon se si u sulmua në fushë

Futbollisti Belgin Jashari, ka treguar ekskluzivisht në Klan Kosova për incidentin që i bëri vaki atij para disa ditësh në një ndeshje të futbollit në Obiliq.

Më 21 prill, ai u sulmua fizikisht gjatë një loje që ekipi i tij e pati ndaj ShF Arsenalit.

Kjo ngjarje e rëndë u dënua dhe u cilësua si e patolerueshme nga opinioni publik, përfshirë edhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

“Ne kemi shkuar ta luajmë lojën tonë, të fitojmë edhe të kthehemi në Fushë Kosovë dhe të festojmë. Ka pasur tensione mes lojtarëve tonë edhe kundërshtarëve edhe shkova ta ndajë ekipin tim që të mos bëj tension edhe më të madhe dhe të marrim kartonë. Në momentin që i kam dal përballë 9-shit shihet edhe në video, të ekipit kundërshtarë, ai më ka shtyrë edhe më ka thënë “Çka po do o magjup?”. E kam shtyrë edhe më ka shtyrë, dhe pastaj ka hyrë në fushë prindi dhe më ka goditur me shqelm. Ai më tha se “Ju nuk jeni për asgjë ju jeni për të mbledhur hekra”, deklaroi Jashari në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova.

15 vjeçari aktualisht është golashënuesi më i mirë në kategorinë e tij me 20 gola.

Ai po ashtu i ka edhe 15 asistime.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

26 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago