Ish-presidenti amerikan Donald Trump pretendon se hebrenjtë amerikanë nuk e kanë mbështetur atë dhe politikën e tij ndaj Izraelit sa ishte në pushtet, duke i paralajmëruar ata të “bashkohen”.
“Asnjë president nuk ka bërë më shumë për Izraelin se unë. Megjithatë, disi çuditërisht, ungjillorët tanë të mrekullueshëm e vlerësojnë shumë më tepër se njerëzit e besimit hebre, veçanërisht ata që jetojnë në SHBA”, tha Trump në një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.
Sipas tij, ata që jetojnë në Izrael janë megjithatë “një histori tjetër”.
Hebrenjtë amerikanë votuan për Biden
“Hebrenjtë amerikanë duhet gjykojnë veprimet e tyre dhe të vlerësojnë atë që kanë në Izrael, para se të jetë tepër vonë”, tha Trump.
Duke folur për uebsajtin amerikan Axios 2021, Trump kritikoi faktin se pothuajse 75 për qind e votuesve hebrenj në SHBA votuan për rivalin e tij Joseph Biden gjatë zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020.
“Hebrenjtë në SHBA ose nuk e pëlqejnë Izraelin ose nuk u intereson Izraeli”, beson Trump.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…