KRYESORE

Trump paralajmëron Rusinë: SHBA do përdorë armët më vdekjeprurëse nëse furnizoni Iranin me koka bërthamore!

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA-ja do të përdorë “armët më të fuqishme dhe më vdekjeprurëse që janë ndërtuar ndonjëherë”, nëse Rusia vendos t’i furnizojë Iranin me koka bërthamore.

Dy ditë pasi SHBA-ja kreu sulme ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane, Trump komentoi një deklaratë të Rusisë dhe lëshoi një paralajmërim ndaj Moskës,.

”A dëgjova mirë ish-presidentin Medvedev nga Rusia, që në mënyrë të lehtë po fliste për ‘fjalën me N’ (Nuclear!), duke thënë se ai dhe vende të tjera do t’i furnizonin Iranit koka bërthamore?” shkruajti Trump në platformën e tij Truth Social.

”A e tha vërtet këtë, apo është thjesht imagjinata ime? Nëse e ka thënë dhe kjo konfirmohet, më njoftoni menjëherë”, shtoi ai.

Trump vazhdoi: ”Fjala me ‘N’ nuk duhet të përdoret kaq lehtë. Mendoj se për këtë arsye Putini është ‘Bosi i Madh’.

Ai vazhdoi duke lavdëruar sulmet ajrore të SHBA-së ndaj Iranit të shtunën, që përfshinin hedhjen e bombave ‘shkatërruese të bunkerëve’ në fabrikën e pasurimit të uraniumit në Fordow.

Dhe Trump sugjeroi se armiqtë ende nuk kanë parë armët më të fuqishme të Amerikës.

”Ndërkohë, nëse dikush mendon se ‘hardueri’ ynë ishte i jashtëzakonshëm gjatë fundjavës, pajisjet më të forta dhe më të mira që kemi, 20 vite më përpara se të tjerët, janë nëndetëset bërthamore”, shkroi Trump.

”Ato janë armët më të fuqishme dhe më vdekjeprurëse që janë ndërtuar ndonjëherë, dhe sapo kanë lëshuar 30 raketa Tomahawk — të gjitha 30 goditën saktësisht objektivin e tyre”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

15 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

15 orë ago