POLITIKE

Trump për NY Post: Kam folur me Putinin, ai dëshiron t’i japë fund luftës

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se ka folur në telefon me presidentin rus Vladimir Putin në përpjekje për të negociuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në një intervistë ekskluzive për Neë York Post, në bordin e Air Force One, trump u shpreh se

“Ai (Putin) dëshiron që njerëzit të ndalojnë së vdekuri. Gjithë ato vdekje. Të rinj, njerëz të bukur. Ata janë si fëmijët tuaj, dy milionë prej tyre… dhe pa asnjë arsye”, u shpreh kreu i ASjtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ai nuk mund të konfirmonte dhe as mohonte një telefonatë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ai shtoi se Uashingtoni dhe Moska flasin nëpërmjet kanaleve të ndryshme, aq më shumë administrata Trump po fiton aktivitet.

“Pra… mund të ketë diçka që nuk e di,” tha Peskov.

Trump tha në intervistë se “më mirë të mos thotë” se sa herë kishte folur me Putinin, por foli për një “marrëdhënie të mirë” me homologun e tij rus.

Presidenti amerikan shpreson që lufta e Putinit në Ukrainë, e cila po i afrohet përvjetorit të tretë, të përfundojë “shpejt”. Ai ishte zotuar më parë se do t’i jepte fund konfliktit brenda 24 orëve nga marrja e detyrës.

Shpresoj të jetë i shpejtë. Çdo ditë njerëzit po vdesin. Kjo luftë është shumë e keqe në Ukrainë. Unë dua t’i jap fund kësaj gjëje të mallkuar”, tha ai për Neë York Post.

Trump tha në fillim të kësaj jave se bisedimet për t’i dhënë fund luftës kishin “përparuar shumë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago