Trump rrit tarifat e Kinës në 104%

Shtëpia e Bardhë thotë se tarifat shtesë prej 104% hynë në fuqi sepse Kina nuk ka hequr dorë nga “hakmarrja e saj”.

Nga nesër, 9 prill do të hyjë në fuqi tarifa 104%.

Ndërkohë, Qeveria e Kinës ka thënë se do të “luftojë deri në fund” nëse SHBA-të vazhdojnë të përshkallëzojë luftën tregtare.

Të martën, Ministria e Tregtisë e Kinës akuzoi SHBA-të për “shantazh” dhe tha se kërcënimet e presidentit amerikan për tarifa shtesë prej 50 për qind nëse Pekin-i nuk e revokonte tarifën e tij reciproke prej 34 për qind ishin një “gabim pas një gabimi”.

Autoritetet kineze u zotuan se do të “ndërmarrin me vendosmëri kundërmasa”, duke shtuar: “Kina do të luftojë deri në fund nëse pala amerikane është e vendosur të ndjekë rrugën e gabuar”.

Të martën tregjet aziatike u duk se u përmirësuan pak në tregjet e hershme, pas një dite të turbullt në tregjet globale që bëri që investitori miliarder Bill Ackman, një nga mbështetësit e presidentit amerikan në garën e vitit 2024 për Shtëpinë e Bardhë, të bënte thirrje për një moratorium.

Por, çfarë do të thotë tarifa 104%?

Kjo do të thotë nëse diçka nga Kina kushtonte 100 dollarë, tani importuesit duhet të paguajnë 204 dollarë për ta sjellë atë në SHBA.

Kompanitë amerikane që blejnë mallra nga Kina do të paguajnë më shumë. Kjo mund të çojë në çmime më të larta për gjëra të tilla si elektronika, veglat dhe mallrat shtëpiake.

Për shkak të kostos së lartë, shumë kompani mund të blejnë më pak nga Kina ose të kërkojnë vende të tjera për të blerë.

Kina është e zemëruar për tarifat dhe mund të përgjigjet me taksat e veta të reja mbi mallrat amerikane.