Presidenti amerikan, Donald Trump, tashmë përmend Serbinë dhe Kosovën pothuajse në secilën konferencë për media, sa herë që flet për vendimet e tij që lidhen me politikën e jashtme amerikane dhe konfliktet nëpër botë.
Trump sot derisa ka folur në një konferencë për media, ka thënë se ka punuar shumë dhe nuk e di nëse ka ndonjë president të SHBA-së që ka punuar më shumë se ai.
Menjëherë pas kësaj, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka përmendur Serbinë dhe Kosovën, duke thënë se kishte rrezik që të ndodhte një luftë e madhe.
Trump ka thënë se ka kërcënuar Serbinë me ndalje të tregtisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kishte rrezik që shteti serb ta sulmonte Kosovën dhe të ndodhte një “luftë e madhe”. Presidenti amerikan ka deklaruar se pas kësaj, ata ishin zmbrapsur.
“Kemi bërë shumë punë. Nuk e di nëse ka ndonjë president që ka punuar më shumë se unë. Serbia, Kosova, do të shkonin drejt saj, do të ishte një luftë e madhe. Unë thash që nëse ndodh kjo, ju nuk do të bëni tregti me SHBA-në. Dhe ata thanë që, shiko, ndoshta nuk do të shkojmë drejt asaj. Kjo ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin”, ka thënë Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump, para dy ditësh kishte përmendur Serbinë dhe rrezikun që shtetit serb të niste një përplasje, dhe kishte potencuar se e kishte parandaluar një gjë të tillë.
“Ne e përfunduam edhe me Serbinë, e cila ishte gati të fillonte një përplasje”, kishte thënë Trump.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…