Për herë të parë, më shumë se një muaj nga momenti kur Rusia shtiu në dorë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, në rrjet po qarkullojnë pamje nga ky operacion ushtarak që pa të vdisnin dhjetëra civilë të pafajshëm.
Në pamjet tronditëse që po qarkullojnë, mund të shihet beteja e fimuar me dron.
Materiali filmik i dronëve është 40 sekonda i gjatë dhe tregon sesi ata godasin autokolonat ukrainase.
Pastaj droni zbret në “ferrin” e vërtetë dhe këtu imazhet janë më të rënda pasi shihen trupa të pajetë, të shtëna, rrënoja, ndryshimi i pozicioneve nga palët dhe shkatërrimi total i fabrikës së çelikut Azovstal.
Previously unseen footage from Azovstal by Frost, one of the recently released Azov soldiers pic.twitter.com/gEgtAwrr09
— Saint Javelin (@saintjavelin) September 30, 2022
Janë të mbijetuarit e “Batalionit Azov” ata që kanë publikuar pamjet e betejës së furishme, tani që janë të lirë dhe madje u pritën në Kapitolin e SHBA-së për të marrë një medalje për “rezistencën heroike” të Mariupolit.
Skenat, disa shumë të rënda, janë xhiruar kryesisht nga një ushtar ukrainas që ishte atje, i njohur me nofkën “Frost”.
Njerëzit e “Azov”, emuluesit e nacionalizmit të viteve 1940 të Stepan Bandera, ushtarët ukrainas të cilët Moska i akuzon si maja e shtizës së neonazizmit, në shtëpi kanë një popull të tërë që i pret si heronj.
Dhjetë ditë pasi u realizua lirimi i të burgosurve, ende bie në sy një pëlhurë e zezë e madhe me mbishkrimin e bardhë: “Azovstal, lironi mbrojtësit e Mariupolit, lironi ata që mbrojtën fabrikën e madhe të çelikut dhe qytetin martir në Detin Azov”.
Më shumë se 200 ushtarë të liruar nga Moska (shkëmbimi i parë i madh i të burgosurve pas shtatë muajsh lufte) ndodhi në zonën e Stambollit.
“Humori i të gjithëve është luftarak”, thotë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ata mund të shohin anëtarët e familjes së tyre, por askush nuk mund të kthehet në Ukrainë për të luftuar derisa të përfundojë lufta, pasi ky është pakti që është arritur me rusët, të cilëve miliarderi Roman Abramovic, i në rolin e ndërmjetësuesit u dha garanci personale.
Disa javë më parë, duke folur me jezuitët gjatë udhëtimit të tij në Kazakistan, Papa Françesku zbuloi gjithashtu se ai kishte ndërhyrë në një fazë të negociatave.
“Një udhëheqës ushtarak ukrainas i ngarkuar me shkëmbimin e të burgosurve erdhi tek unë me një këshilltar nga Zelensky. Më dhanë një listë me 300 të burgosur dhe më kërkuan të bëja diçka. Menjëherë thirra ambasadorin rus, për të parë se çfarë mund të bëhej, nëse mund të përshpejtohej një shkëmbim…”, rrëfeu Ati i Shenjtë.