Mediat zvicerane po shkruajnë ende për rastin e vdekjes së ekonomistes nga Kosova, Shqiponja Isufi, në banesën e saj në Zvicër. Ajo u gjet e pajetë në banjën e banesës së saj mëngjesin e së dielës. Prokurori publik dyshon për një vrasje.
Ndërkohë që një i dyshuar është arrestuar të hënën e kësaj jave.
Shqiponja u gjet në një apartament në Bergdietikon AG të dielën në mëngjes, sipas policisë së kantonit Aargau. Gruaja thuhet se ishte mbyllur në banjën e shtëpisë së saj dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të anëtarëve të familjes.
Kur pastruesja shkoi me makinë në shtëpinë e çiftit për të pastruar ambientet e brendshme si zakonisht, ajo mezi iu besoi syve. Ajo pa vulën e policisë në derë, më pas mori vesh për vrasjen e saj.
“Zoti im, e pamundur. Të dy (çifti) raportet i kanë pasur gjithmonë shumë mirë bashkë”, thotë ajo.
Ajo ishte ende e habitur me rastin: “Është shumë e trishtueshme që diçka e tillë po ndodh”.
Punonjësit e shpëtimit, të cilët mbërritën shpejt, mundën të thyenin derën, por gjetën të vdekur gruan. Hetimet që filluan më pas zbuluan mungesë qartësie rreth situatës së konstatuar. Për këtë arsye është urdhëruar autopsia e trupit. Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë për ndikim të jashtëm.
Si rezultat i hetimeve është arrestuar një zviceran (47) i afërm i së ndjerës. Në lidhje me krimin e dhunshëm, prokuroria publike në Baden ka hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar në gjykatën e masave të detyrueshme që i dyshuari të mbahet në paraburgim, shkruan albinfo.ch.
Siç raporton “Tages-Anzeiger”, personi i vdekur është ekonomistja Shqiponja Isufi.
I arrestuari mësohet se është bashkëshorti i shqiptares nga Kosova. Ajo punoi për një organizatë ndërkombëtare auditimi dhe konsulence dhe kishte një pozicion si mësimdhënëse në një universitet zviceran.
Rrethanat e sakta dhe sfondi i veprës janë ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve në vazhdim që po kryhen nga prokurori publik i Badenit dhe policia kantonale e Aargaut.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…