OPINION

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Shkruan: Mustafa Nano

Disa kolegë të mij kanë kaluar në histeri me këtë historinë e kafazit të xhamit, brenda të cilit panë Ilir Metën, ish presidentin e ish kryeministrin.

Disa syresh u traumatizuan edhe nga pamja e Metës: i hequr në fytyrë, me flokët të qethur zero, e si më i plakur, duke lënë të nënkuptohet se është keqtrajtuar apo është droguar.

S’e kuptoj pse bëhen më katolikë sesa Papa.

Vetë Meta nuk është ankuar për ndonjë keqtrajtim. Është ankuar për gjëra të tjera (procesi politik, etj), por jo për keqtrajtim. Është hequr në fytyrë, pasi ka kohë që bën palestër (ju kujtohet kur postonte video duke u larë në lumë apo u ngjitur nëpër pemë?).

Është qethur zero, siç ka bërë rëndom (s’e kemi parë kurrë me balluke apo flokët e lëshuar mbi supe). Dhe në fund, domosdo që është më i plakur. Kështu na duket çdo njeri, të cilin e shohim për herë të parë pas dy-tre vjetësh.

Kthehemi te kafazi i xhamit, që është tanimë një praktikë e njohur dhe e vjetër në sallën e gjyqeve shqiptare. Kafazi ka qenë fillimisht me hekura, dhe më vonë, nën sugjerimin (presionin) e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, u bë me xham.

Dhe është e qartë se një praktikë e tillë në sallat e gjyqit është e panevojshme. Kafazin nuk e shoh si fyes, por si të panevojshëm.

Sipas meje, ai duhet të jetë në sallë, por duhet të përdoret veç për raste ekstreme (kur gjykohet një kriminel me damkë, apo një grup i fuqishëm mafioz). Për të tjerët, duket një objekt pa kuptim. Dhe kjo vlen për të gjithë, e jo vetëm për Ilir Metën. Ky i fundit, kur ishte me pushtet, mund ta kishte marrë një nismë për heqjen e (apo përdorimin e kufizuar të) kafazit, por as që i shkoi mendja ta bënte këtë gjë.

Ashtu si nuk na shkon mendja ne të tjerëve, kur në kafaz përfundojnë njerëz, të cilët nuk i njohim e me të cilët nuk kemi ngrënë e kemi pirë.

Sidoqoftë, histeria “në mbrojtje” të Ilir Metës është e tepërt. Ai kafaz nuk është aq poshtërues sa e bëjnë. Turp është të përfundosh në sallën e gjyqit, e jo “të të mbyllin” në kafaz.

Edhe pa atë kafaz, Meta do të ishte i rrethuar nga dy a tre policë, gjë që për mua – edhe për ata që kanë vajtuar këto dy ditë me lotë e qurre – është më e rëndë. Kështu që të mos japim kotmëkot shfaqje dhembshurie e keqardhjeje.

Në gjithë këtë histori, Ilir Metës i kanë rënë në qafë veç në një rast: kur e arrestuan. Arrestimi i tij në mes të rrugës, dhe nxjerrja me dhunë prej makinës, ishin veprime të frikshme banditeske, për të cilat – kjo është e çuditshme – nuk mbajti përgjegjësi askush. Askush nuk kërkoi falje.

Askush nuk u shpjegua për atë që ndodhi. Dhe askujt, as policëve-banditë, as drejtuesve të tyre, nuk u hyri asnjë gjemb në këmbë.

Sa për të tjerat, nuk ka ndodhur asgjë për të vënë kujën.

Ngjarja është e thjeshtë: Në ngarkim të Ilir Metës ka një akuzë e po zhvillohet një gjyq.

Le të presim fundin e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago