POLITIKE

Turqia anulon vizitën me ministrin suedez të mbrojtjes, shkak protestat në Stokholm

Turqia tha se ka anuluar një vizitë të planifikuar të ministrit suedez të mbrojtjes pasi autoritetet suedeze lejuan zhvillimin e një demonstratë anti-turke në Stokholm.

“Vizita e ministrit suedez të Mbrojtjes Paul Jonsson në Turqi më 27 janar humbi kuptimin dhe rëndësinë e saj, kështu që ne e anuluam atë”, tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Vizita e Jonsson kishte për qëllim të bindte Ankaranë të hiqte veton  ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Aker tha se ka diskutuar me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe i ka përcjellë reagimin e tij homologut suedez në margjinat e konferencës së djeshme të vendeve që mbështesin ushtarakisht Ukrainën në Ramstein të Gjermanisë.

Ndërkohë, një lider i dënuar i së djathtës ekstreme në Suedi ka marrë lejen nga autoritetet për të djegur një kopje të librit të shenjtë të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm, në një kohë kur vendi po zhvillon një luftë të vërtetë diplomatike për  të bindur presidentin Erdogan që ta lejojë atë të anëtarësohet në NATO.

41 vjeçari Rasmus Paludan siguroi një leje për të djegur librin përpara ndërtesës më 21 janar, grumbullim i cili përkoi me dy protesta të planifikuara më herët kundër vendimeve të Turqisë.

Danezo-suedez Paludan tha se me veprimin e tij dëshiron të shënojë lirinë e fjalës pasi varja e një kukulle me imazhin e presidentit turk Tajip Erdogan, pranë bashkisë së Stokholmit provokoi një reagim të fortë në Turqi.

Vendimi për të lejuar djegien e Kuranit vjen në një kohë marrëdhëniesh të tensionuara mes Suedisë dhe Turqisë, pas vendimit të kësaj të fundit për të shtyrë anëtarësimin suedez në NATO.

Suedia dhe Finlanda kanë kërkuar anëtarësimin në NATO që nga pushtimi rus i Ukrainës, por kërkesa e tyre duhet të miratohen nga të 30 vendet anëtare të Aleancës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

23 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

41 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago