Turqia ende nuk ka dhënë një përgjigje të prerë në lidhje me ratifikimin e ligjeve në parlament që i hapin rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.
është duke i kaluar koha për ratifikim të ligjeve për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO, para se të mbajë zgjedhjet në maj, ka thënë Ibrahim Kalin,
Zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, tha këtë të shtunë se ratifikimi varet nga shpejtësia e Stokholmit për të përmbushur premtimet kundër-terrorizmit, që janë të përfshira në marrëveshjen me Ankaranë.
“Stokholmi është plotësisht i përkushtuar në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar në Madrid, mirëpo shtetit i duhen edhe gjashtë muaj tjerë për të nënshkruar ligjet e reja që do t’i lejonin sistemit gjyqësor që të zbatojë definicionet e reja për terrorizmin. Nuk jemi në pozicion për të dërguar ligjin e ratifikimit në parlament”, ka thënë Kalin në një konferencë për media në Stamboll.
Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…
Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…