Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se ata kundërshtojnë me forcë komentet në formën e ndërhyrjes në të drejtën e sovranitetit të Turqisë në lidhje me vendimin për hapjen e Shën-Sofisë për adhurim.
Shefi i diplomacisë turke në një program të drejtpërdrejtë të kanalit televiziv “TRT Haber” i bëri një vlerësim rendit të ditës.
Çavuşoğlu tha së kundërshtojmë fjalën “dënim” në deklaratën e BE-së për Ajasofjen. Në Spanjë ka monumente të ndërtuara si xhami që janë kthyer në kisha.
Duke thënë se hapja e Shën-Sofisë për adhurim është një vendim ligjor, Çavusoglu nënvizoi se ajo pas pushtimit të Stambollit në vitin 1453 i përket popullit turk, të cilit iu dedikua si xhami.
“Shën-Sofia ishte dedikuar si xhami në vitin 1462 dhe duhet të përdoret si e tillë. Në lidhje me këtë, mund të ketë mendime se ‘duhet të ishte hapur, nuk duhej të ishte hapur, do të ishte më mirë sikur të mos hapej’. Ne e respektojmë edhe nëse nuk jemi dakord me pikëpamjen e të gjithëve, por kundërshtojmë me forcë komentet në formën e ndërhyrjes në të drejtën e sovranitetit të Turqisë”, bëri të ditur Çavusoglu.