Turqia denoncoi të hënën një plan izraelit për të dyfishuar popullsinë që jeton në lartësitë e pushtuara dhe të aneksuara të Golanit, si një përpjekje për të zgjeruar kufijtë e tij. Kjo është raportuar nga CNN turk, i cili i referohet deklaratës së Ministrisë së Jashtme turke.
“Ne dënojmë me forcë vendimin e Izraelit për të zgjeruar vendbanimet ilegale në Lartësitë e Golanit, të cilat i ka pushtuar që nga viti 1967. Vendimi në fjalë është një fazë e re e qëllimit të Izraelit për zgjerimin e kufijve përmes pushtimit”, tha ministria e Jashtme në një deklaratë, duke paralajmëruar se plani do të “minonte seriozisht” përpjekjet për të sjellë stabilitet në Sirinë fqinje pas përmbysjes së regjimit të Bashar al-Asad.
Në reagimin e ashpër ndaj vendimit të Izraelit, Ankaraja u bëri thirrje të reagojnë dhe t’i japin fund veprimeve të paligjshme të Netanjahut.
“Ky hap i ndërmarrë nga Izraeli është jashtëzakonisht shqetësues kur vlerësohet së bashku me hyrjen e tij në zonën e ndarjes midis Izraelit dhe Sirisë në kundërshtim me Marrëveshjen e vitit 1974, përparimet e tij në rajonet ngjitur dhe sulmet ajrore kundër Sirisë. Veprimet e vazhdueshme të Izraelit dëmtojnë seriozisht përpjekjet për të vendosur paqen dhe stabilitetin në Siri dhe rrisin më tej tensionet në rajon. Komuniteti ndërkombëtar duhet të tregojë reagimin e nevojshëm ndaj Izraelit dhe të sigurojë që aktivitetet e paligjshme të qeverisë Netanyahu të marrin fund”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…