POLITIKE

“Turqia të mos blejë më avionë”, Erdogan shpërthen kundër Mitsotakis: Ti për mua nuk ekziston më!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se nuk ka ndërmend të takohet më me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, pas kritikave të këtij të fundit ndaj Turqisë në vizitën e fundit në Shtetet e Bashkuara.

“Për mua, nuk ka më Mitsotakis. Nuk do të takohem më kurrë me të”, ka deklaruar Presidenti turk pas një takimi të kabinetit.

“Si po na trajton Greqia në këtë moment? A nuk është Greqia një destinacion për organizatën FETO për momentin?”, ka shtruar pyetjen Erdogan, duke iu referuar lëvizjes Gylen, një organizatë që Turqia e përcakton si terroriste.

“Aktualisht në Greqi janë 10 baza. Pse po krijohen këto baza në Greqi? Kundër kujt? Për momentin Greqia u detyrohet 400 miliardë euro vendeve evropiane”, ka vijuar ai.

Mitsotakis gjatë vizitës në SHBA, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, kritikoi Turqinë dhe u bëri thirrje ligjvënësve që ta ndalonin atë të blinte avionë luftarakë. Pa përmendur Turqinë, Mitsotakis theksoi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Greqia, duke përfshirë fluturimet mbi territorin e saj.

“Mitsotakis le të mendojë për të ardhmen.  Jemi përballë një Greqie që i propozon SHBA-ve ‘të mos i japin F-16 Turqisë’. SHBA ndoshta nuk do të veprojnë në përputhje me fjalët e Greqisë”, tha ai, raportojnë mediat greke.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

11 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

18 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

22 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

24 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago