POLITIKE

U shfaq me fanellën e Kombëtares shqiptare në PE, eurodeputeti irlandez: Tregova dashurinë dhe mbështetjen për ju

Eurodeputeti Ciaran Cuffe, i cili mbajti një fjalim në Parlamentin Evropian teksa kishte veshur bluzën e kombëtares shqiptare, ka dhënë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Ai tha se fanella kuq e zi ishte një mënyrë e mirë për të treguar mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave.

“Mendoj se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së. Keni pritur shumë gjatë dhe fjalët mund të bëjnë disa gjëra të vogla. Mendoj se ishte më e përshtatshme të vishja fanellën e kombëtares, tregova dashurinë dhe mbështetjen time që të hapen negociatat.”, tha ai.

Ku u pyet se pse vendosi që të mbajë veshur fanellën, eurodeputeti tha: “Fjalët kanë një limit. Janë më të rëndësishme imazhet. Mendoj se kemi një ndjenjë acarimi dhe të mbajturit fanellën e sportit tregon se e mbështesim Shqipërinë shumë dhe duam t’ju shikojmë si një anëtare e BE-së.

Mendoj se ju jeni në një udhëtim dhe është e qartë që Bullgaria është duke bllokuar rrugën tuaj drejt hapjes së negociatave duke insistuar që Maqedonia të ndryshojë Kushtetutën. Mendoj se është e padrejtë, ka plot punë për të bërë por duhet ta filloni udhëtimin tuaj në këtë fazë ku ndodhemi.

Mendoj se jeni një partner i besueshëm dhe jeni duke ndjekur një rrugë që shteti im e filloi para 15 vitesh. Ne e kishim më të lehtë dhe ndodhi brenda pak viteve. Ju keni pritur për më shumë se një dekadë dhe është vërtet acaruese.”, tha eurodeputeti.

Ai tregoi se fanella ishte një dhuratë nga një takim me kryeministrin Rama dhe Veliajn. “Kam qenë dy herë në Shqipëri por e kam shijuar shumë shoqërinë e njerëzve atje. Kam disa miq shqiptarë dhe shpresoj që të kthehem këtë verë për të kaluar pak kohë atje”, rrëfeu ish deputeti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago