Nga Mentor Kasa
Bisedimet për marrëveshjen e detit mes Tiranës dhe Athinës mund të ndjekin dy rrugë, përshpejtohen, ose të mbeten pezull për një kohë të gjatë pas zhvillimeve të fundit mes Greqisë, Libisë dhe Turqisë.
Energjitë diplomatike të Athinës këto ditë janë përqëndruar në frontin jugor dhe jug-lindor për përcaktimin e kujve detarë, pas një memorandumi bashkëpunimi të nënshkruar nga Turqia dhe Libia, që zgjerojnë ujërat territoriale të dy vendeve deri pranë ishullit të Kretës. Marrëveshja është pjesë e një pakti më të gjerë bashkëpunimi mes Turqisë dhe Libisë, sipas të cilit dy vendet angazhohen të bashkëpunojnë me theks të veçantë në fushën ushtarake dhe sigurinë. Sipas mediave turke, qeveria libiane e ka miratuar këtë marrëveshje.
Bëhet fjalë për vendosjen e një korridori që shtrihet pa ndërprerje përmes Mesdheut nga brigjet e Libisë deri tek brigjet e Turqisë. Gjerësia e korridorit është 30 kilometra, duke zgjeruar hapësirën territoriale turke që shtrihet deri 10 kilometra nga brigjet e Kretës. Marrëveshja është nënshkruar më 27 nëntor. Turqia e ratikoi menjëherë atë, ndërsa në Libi miratimi i saj është bërë vetëm javën që kaloi me kërkesën “urgjente” të strukturave të përkohshme qeverisëse në vendin e Afrikës së Veriut, për të hyrë në fuqi.
Greqia ka reaguar duke njoftuar dorëzimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të këtij memorandumi duke deklaruar se ai shkel ligjin ndërkombëtar për ndarjen dhe vendosjen e kujve detarë. Po ashtu, Athina pritet që të ngrejë këtë shqetësim edhe në Bruksel përgjatë kësaj jave. Megjithatë, Ankaraja këmbëngul se marrëveshja nuk cenon asnjë vend tjetër në Mesdhe, se ajo është një marrëveshje e nënshkruar mes dy vendeve sovrane dhe në përputhje të plotë me të gjitha direktivat e përcaktuara nga ligji ndërkomb