Deri në 90% të fidanëve që Turqia mbolli si pjesë e një projekti rekord të mbjelljes masive, thuhet të kenë “vdekur” pas vetëm disa muajsh, sipas sindikatës së bujqësisë dhe pylltarisë së vendit.
Më 11 nëntor të vitit të kaluar, të cilin qeveria e shpalli Dita Kombëtare e Pyllëzimit, 11 milionë pemë u mbollën nga vullnetarët në më shumë se 2,000 pjesë në të gjithë vendin, përfshirë edhe presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe kryetarin e parlamentit, Mustafa Şentop.
Programi i mbështetur nga qeveria theu rekordin botëror për shumicën e pemëve të mbjellura në një orë e në një lokacion të vetëm, me 303.150 fidanë të mbjellura në qytetin verior të Anatolisë, Çorum.
Kreu i sindikatës pohoi, megjithatë, që 90% e fidanëve të ekipeve të tij kanë inspektuar se deri më tani janë tharë për shkak të ujit të pamjaftueshëm. Duke folur për Guardian, Şükrü Durmuş ia atribuoi “vdekjen” fidaneve të mbjellura në “kohën e gabuar” dhe “jo nga ekspertët”, si dhe mungesën e reshjeve.
Durmuş tha se sindikata ka kryer kërkime në gjashtë 81 provincat e Turqisë dhe hetimet e mëtejshme janë planifikuar.
Ministria e bujqësisë dhe pylltarisë e mohoi këtë pretendim dhe tha se “nga sot, 95% e më shumë se 11 milionë fidanëve të mbjellura janë të shëndetshëm dhe vazhdojnë të rriten”.
Sindikata hedh dyshime mbi pretendimet e qeverisë. “Edhe me kohën dhe përgatitjen normale, shkalla e suksesit është midis 65 dhe 70%,” tha Durmuş. “Shkalla e 95% e dhënë nga ministria nuk është kurrë e vërtetë.”