Tyson Fury në ringun e WWE, dhuron spektakël

Ish-kampioni i botës në boks, Tyson Fury, ka dhuruar spektakël një natën më parë teksa është ngjitur në ringun e WWE.

“The Gypsy King” është përballur me Braun Strowman, që më shumë ka qenë një spektakël për të pranishmit në këtë sport se sa një duel i vërtetë.

Fury njihet si një boksier që dhuron spektakël edhe jashtë ringut dhe këtë gjë ka bërë edhe këtë herë në arenën e WWE.

Pasi ka nisur “përballja” me Strowman, në ring është futur edhe siguria, por edhe pse ishin të shumtë në numër, “nuk kanë” mundur të ndajnë dy gjigantët. Më pas, janë futur në ring edhe sportistë të tjerë që kanë ndarë Tyson Fury-n dhe Braun Strowman.