LAJME

U aksidentua në Shkodër/ 20-vjeçari në koma prej dy javësh, familjarët kërkojnë ndihmë

Klevis Gjeluci, një 20 vjeçar nga Shkodra ndodhet prej më shumë se dy javësh në gjendje kome, pas një aksidenti automobilistik që ka pësuar. Miqtë e tij kanë ndërmarrë iniciativën për të mbledhur fonde nga të gjithë ata që kanë mundësi, pasi familja nuk e përballon dot koston e operacionit.

Romario Dragani dhe Gabriel Kola njoftojnë se Klevisi ndodhet prej datës 27 shtator në gjendje kome në spital, është shtruar në dy prej spitaleve më të mira në Shqipëri, por stafi ka thënë se nuk ka kapacitetet e duhura dhe nuk mund ta bëjnë operacion.

Në këto kushte, familja kërkon ndihmën e shqiptarëve për të kontribuuar sadopak për të shpëtuar jetën e djalit të tyre. 20 vjeçari Klevis Gjeluci duhet të operohet në spitale jashtë vendit, në Itali ose Gjermani, por kosto e operacionit në tru shkon 600,000 euro dhe familja nuk ka mundësi.

Nisma është hapur në faqen e dhurimeve “gofundme” , nëse doni të dhuroni para për të kontribuuar në operacionin e të riut nga Shkodra, “KLIKO KËTU”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

46 minuta ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

1 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…

3 orë ago