LAJME

U arrestua nga Policia Speciale e Kosovës/ At Nikolla Xhufka tregon si qendron e vërteta

Priftit ortodoks, At Nikolla Xhufka ka sqaruar në emisionin “360 Gradë” arrestimin e tij nga Policia Speciale e Kosovës. Ai ka thënë se akuzohet se ka vjedhur pronën serbe dhe ka hyrë me forcë për ta tjetërsuar, por në të vërtetë thjesht ka rregulluar dhe hapur një kishë të rrënuar prej vitesh.

Sakaq, At Nikolla Xhufka ka theksuar se e pavarësisht se mund ta çojnë nëpër gjykata, do e thotë gjithmonë që çdo kishë ortodokse në Republikën e Kosovës është shqiptare.

“Ideja është kjo që në datën 8 nëntor 2023, si Kishë kemi mbajtur për herë të parë në Kosovë meshën e parë ortodokse në gjuhën shqipe në komunën e Podujevës. Ne si Kishë ishim të ftuar nga banorë të atij fshati, sepse fshati tani që po flasim është i braktisur, ka dy-tre familje. Nga vetë banorët atje na është thënë që kisha është në pronën e shkollës së vjetër të fshatit dhe është restauruar nga Ministria e Kulturës së Kosovës. Edhe nuk është pronë serbe dhe ka mbi 30 vjet që është braktisur. Kur shkova atje, kisha brenda ishte me fekale, pis, e pastruam që të bënim dinjitoze. Edhe në datën 28 mbajmë liturgjinë e parë. Më pas mbajtëm dhe një drekë me akademikë, historianë të ndryshëm. Edhe kur ika në Elbasan, menduam se nuk ka asgjë të keqe, përpara 20 ditësh, isha nisur për të shkuar në një emision në Kosovë dhe më thonë je i ndaluar nga Policia Speciale.

Akuza ishte që unë kam vjedhur pronën serbe, kam hyrë me dhunë, kam hyrë me forcë, jam përpjekur që ta tjetërsojë. Aty nuk kishte çfarë të vidhje, sepse ne e kemi pajisur kishën me derë, e kemi lyer, e kemi pastruar, kemi pastruar kryqin prej hekuri që na erdhi dhuratë nga një skulptor në Tiranë. Unë nuk kam vendosur çelës, banorët e vendosën.

Unë e kam thënë dhe do e them përsëri pavarësisht se mund të më çoj nëpër gjykata, çdo kishë ortodokse, jo ato që janë ndërtuar tani, në republikën e Kosovës, po flasim zyrtarisht, ka qene, është dhe do të mbetet shqiptare”, deklaroi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

12 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

14 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

15 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

16 orë ago