LAJME

Policia e Shqipërisë arreston “trafikantët me artefakte”, pritet ekspertiza

Përderisa autoritetet policore të Shqipërisë kanë dalë me njoftimin se kanë arrestuar dy shtetas në flagrancë me artefakte, njëri prej të cilëve punonjës në parqe arkeologjike, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e ka mohuar këtë duke theksuar se nuk i mungon asnjë artefakt. Deri të martën pritet ekspertiza nëse objektet e konfiskuara janë origjinale apo kopje

Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në flagrancë nga autoritetet policore si të dyshuar për trafikim me vepra të trashëgimisë kulturore. U janë konfiskuar 13 artefakte që dyshohet s kishin destinacion tregun e zi në Greqi, Itali dhe Mal të Zi. Sipas Policisë së Shqipërisë, gjatë kontrollit “u gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme, të cilat të dy personat dyshohet se i kanë siguruar në Fier, Berat dhe Gjirokastër”.

Sipas policisë, njëri prej të arrestuarve është punonjës i parqeve arkeologjike, i cili siguronte statujat, ndërsa shtetasi tjetër bashkëpunonte për të shitur veprat e artit kundrejt vlerave që sipas policisë varionin nga 10 mijë deri në 20 mijë euro.

Nga pamjet e policisë, veprat e artit të bllokuara që paraqesin kryesisht koka prej mermeri dhe statuja të vogla, sipas vlerësimit paraprak të specialistëve të trashëgimisë janë të ngjashme me ato të zbuluara në qytetet antike

 Arrestimi ka ndodhur të shtunën në Durrës. Por për këtë ngjarje ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka dalë me sqarim. Ai ka siguruar se në asnjë prej fondeve pasuri kulturore, në ruajtje apo administrim, nuk ka mungesa apo akte që të kenë cenuar inventarët apo pasuritë në to. Ka mohuar se i arrestuari është punonjës në parqet arkeologjike

“Njëkohësisht,  asnjë nga emrat e bërë publik nga policia, si trafikantë të dyshuar të objekteve të sekuestruara në flagrancë, nuk është pjesë e stafit të institucioneve në varësi të MEK-ut. Ka thënë se uron që “ekspertimi i planifikuar ditën e martë pranë Policisë së Shtetit të nxjerrë se flitet për kopje false apo riprodhime amatoreske”.  “Shpresoj në mirëkuptimin e publikut për faktin se në cilësinë e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nuk kam nxituar ende të përgëzoj, aq më tepër, sepse duke bërë këtë mund të konfirmoja një lajm, që edhe pse nga Policia e Shtetit duhet të verifikohet!”, shkruhet në sqarimin e ministrit Gonxhja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

15 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

16 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago