LAJME

U arrestua nga SPAK/ Ish-shefi i Operacionales Olti Bistri komunikonte me Ervis Martinajn, i jepte informacione për operacionet që bëheshin për ta kapur

Ish shefi i Operacionales, Olti Bistri sipas dosjes së SPAK i janë zbuluar komunikime me Ervis Martinajn, duke i dhënë informacione edhe për aksionin që bëheshin për kapjen e tij.

Çkodimi i mesazheve në aplikacionet “Sky” dhe “Encro” kanë nxjerrë zbuluar zyrtarë të lartë shtetërorë dhe eksponentë të krimit të organizuar për të cilët janë firmosur urdhërarrestet në kuadër të një megaoperaconi të nisur dje.

Duket se përgjimet i kanë fundosur grupin kriminal si dhe kanë çuar në arrestimin e biznesmenin Pëllumb Gjoka,drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, ish drejtorin e Forcës operacionale në polici Oltion Bistri, dhe Ardit Hasanbenga, ish Shefi i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat dhe emra të njohur të botës së krimit.

Porosite e vrasjeve

Pëllumb Gjoka ka kërkuar tek Behar Bajrajt vrasje të shumë personave, mes tyre edhe Kleanth Musabelliun që e plagosi më parë në këmbë.
Ndërkohë vrasjen e Gjin Ndojt e ka porositur Ervis Martinaj. E kanë kryer Denis Brahovic dhe Behar Bajri. Viktima i kishte sharë dhe këto e kanë masakruar me plumba. Këto biseda janë bërë edhe në aplikacionin Sky. Pas vrasjes së Gjin Ndojit ne 2020 te dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim, informon Keti Banushi, gazetarja e Report TV.

100 – 110 mijë euro për vrasjen
Gazetarja e Report TV mëson se kanë qenë ekspertë ftancezë të cilët në bashkëpunim me ato shqiptarë kanë arritur të çkodonin mesazhet ku flitej deri edhe për vrasje me para dhe shumat e tyre

“Bëhet fjalë për shuma nga 100 – 110 mijë euro që elementë kriminalë jepnin për të kryer vrasje me pagesë. Pazaret bëheshin në  “ecro” ose sky që është zbërthyer nga autoritetet franceze dhe autoritet shqiptare,” informon gazetarja Keti Banushi

Deri tani flitet që janë firmosur 15 urdhër arreste nga të cilët për 6 është firmosur dhe ata janë në burg ndërkohë që ende janë në kërkim 9 të tjerë.

Operacion i drejtuar nga Prokuroria e Posaçme çoi dje në arrestimin e drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, ish drejtorin e Forcës operacionale në polici Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish punënjës policie dhe emra të njohur të botës së krimit. Arrestimet kanë ardhur pas hetimit të disa vrasjeve dhe tentativash vrasje, ky dyshohet të jetë i përfshirë dhe Ervis Martinaj, një eksponent i krimit të organizuar, i cili rezulton prej kohësh i zhdukur

Kush janë personat e arrestuar deri tani

1. Oltion Bistri– Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum, Oltion Bistri sapo ishte emëruar në këtë pozicion. Deri para shumë pak ditësh ai mbante postin e Shefit të Operacionales detyrë që e mori në shkurt të vitit 2022.  Në vjeshtën e vitit 2021, ka qenë me detyrë në Policinë e Lezhës ndërsa ka drejtuar edhe atë të Durrësit.

2. Xhevahir Lita- Prokuror i qarkut Kukës. Ai e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.

3. Astmer Bilali– Anëtar i bandës së Bajrave dhe ish boksier i Vllazënisë. Astmer Bilali, ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Ai u arrestua në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër nga FNSH dhe RENEA, si pjesë të “Bajrave”, e ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale. Vetëm pak kohë më parë, iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali.

4. Ardit Hasanbenga–  Ish Shefi i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat. Ai u shkarkua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz

5. Pëllumb Gjoka– Njihet si biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë. Ai gjithashtu drejton edhe Imperial Construction, plazhin ADA në Velipojë dhe një sërë biznesesh po në këtë zonë.

6. Edmond Preka- Shoqërues i biznesmenit, Pëllumb Gjoka

Të shpallur në kërkim:

Eljon Hato– Mik i Ervis Martinaj

Behar Bajri

Ervis Martinaj


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

52 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

13 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

20 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

24 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago