LAJME

U arrestua për arsenal armësh, si u lirua nga burgu Fatjon Murati, miku i rivalit të Vis Martinajt

Fatjon Murati pronari i lokalit ku ndodhi masakra mbrëmjen e djeshme në Tiranë është një emër i njohur për drejtësinë. Ai njihet si miku i Endrit Dokles, rivalit të Ervis Martinajt i cili rezulton i zhdukur prej muajsh.

Murati ishte arrestuar në tetor të 2023 pas zbulimit të një arsenali armësh në një apartament në zonën e Farkës, bashke me shtetasin Kristjan Gjini. 2 muaj pas arrestimit, atij iu ndryshua masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie. Ka qenë prokuroria e Tiranës që ka rikualifikuar veprën penale, nga ajo e “mbajtës pa leje të armëve të kryer në bashkëpunim” në “armë mbajtje pa leje në banesë”. Kjo sepse sipas tyre, në një prej kutive ku mbaheshin armët u gjet vetëm një gjurmë gishti e Muratit dhe kaq ka mjaftuar për t’i lehtësuar pozitat. Pas kësaj, gjykata e shkallës se parë ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ajo e “Arrestit në burg në “Arrest shtëpiak”. Me herët Apeli kishte refuzuar ndryshimin e masës “arrest në burg”.

Ndërkohë, Murati është dyshuar dhe për përfshirjen e tij në masakrën e Fushë-Krujës, për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Deri në këto momente ai rezulton i shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrolleve të policisë, Murati nuk u gjet në banesën e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

40 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

12 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

20 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago