U gënjyet: Nuk është e vërtetë se Harvardi zgjodhi Kuranin si librin më të mirë për drejtësi

Një lajm i rremë po qarkullon në mediet tona online e në të cilin pretendohet se Universiteti i Harvardit ka zgjedhur “Kuranin”, librin e shenjtë mysliman, si librin më të mirë për drejtësi.

Brenda mureve të këtij institucioni të shquar akademik janë vendosur disa thënie të rëndësishme brenda një shtrirje kohore prej 2 mijë e 569 vitesh, me të parën që vjen nga Anacharsisi e që thotë se “Ligjet e shkruara janë si rrjetat e gjarpërinjve, të cilat lehtë do të kapnin të dobëtin e të varfërin, por që me lehtësi do të thyheshin nga të pushtetshmit e të pasurit.”

Ky është një institucion që ka vendosur një instalacion arti në të cilën janë përzgjedhur thëniet nga fakulteti, studentët, dhe stafi i Shkollës Juridike të Harvardit.

Ndërkohë, thënia e vendosur nga surja An-Nisa [Gratë] thotë si vijon:

“O ju që besoni! Qëndroni gatitu për drejtësinë, si dëshmitarë të Allahut, madje edhe kundër vetvetes, kundër prindërve tuaj, A kundër të afërmve, qofshin ata (kundër) të pasurve apo të varfërve: Allahu mund të mbrojë më së mirë të gjithë.”