Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me sulmin që iu bë nga një qytetar, teksa marshonte drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Në fjalën gjatë protestës, Berisha u shpreh se sulmi ndaj tij është planifikuar nga kreu i qeverisë.
“Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme. Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Madje sot Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist.
Për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet 54 vende nder Kosovën, por edhe katër vende poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist”, theksoi kryedemokrati.
Berisha u sulmua teksa po marshonte në krah të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe mbështetësve, në drejtim të Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Berisha u godit me grusht dhe u gjakos nga 31-vjeçari Gerti Shehu, i cili u neutralizua nga truprojat e Berishës, por ndërkohë u sulmua nga simpatizantë të PD-së.
Fillimisht atij është dhënë ndihmë në selinë blu dhe më pas është transportuar drejt spitalit.