Kryetarja e parlamentit serb, Maja Gojkovic, ministri i mbrojtjes Aleksander Vulin dhe shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Djuric, kanë rezultuar pozitivë për covid 19, sipas raporteve të mediave serbe, ndërsa me këta zyrtar ishte edhe kryeministrja serbe dhe vet Presidenti Vucic, ku të gjithë kishin marrë pjesë në festën e së partisë në pushtet, pas zgjedhjeve të së dielës, pa masa mbrojtëse.
Edhe disa zyrtarë të tjerë të qeverisë në ministrinë e mbrojtjes dhe atë të jashtme, si edhe kryetari i dhomës së tregtisë, Marko Cadez, kanë rezultuar po ashtu pozitivë.
Ndërsa sa i perket presidentit serb, Aleksander Vucic, këshilltarja për media ka thënë se do të njoftohet publiku për shëndetin e këtij të fundit nëse do të ketë ndryshime.
Këshilltarja për mediat e presidentit, tha ndërkohë se publiku do të njoftohet për shëndetin e këtij të fundit nëse do të ketë ndryshime. “nuk është turp të infektohesh dhe nëse do të ketë ndonjë ndryshim në shëndetin e presidentit, ju do të informoheni”, tha ajo pas lajmit se zyrtarët, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë në kontakt me presidentin Vucic, rezultuan pozitivë.
Prania e Gojkovic, Vulin dhe Djuric në festimin e fitores së partisë në pushtet, pas zgjedhjeve të së dielës, pa masa të distancimit social, ka shkaktuar shumë komente e polemika në rrjetet sociale. Një foto është ndarë gjerësisht në twitter dhe tregon Gojkovic, Vulin dhe Djuric në shoqërinë e kryeministres Ana Brnabic dhe sekretarit të përgjithshëm të presidentit, Nikola Selakovic.
Të gjithë ata ishin të pranishëm në festën e fitores së partisë progresive serbe, të presidentit Aleksander Vucic, pas zgjedhjeve të së dielës së shkuar. Portali i lajmeve Nova, raporton se kryetarja e kuvendit është e shtruar në spital ndërsa Vulin dhe Djuric janë në vetizolim pasi deri më tani, sipas Danas, nuk kanë zhvilluar simptoma.
Vlen të theksohet se Vucicpas kësaj feste është takuar me presidentin Vladimir Putin, e më pas u ndal në Bruksel, ku u takua me presidenten e komisionit evropian dhe komisionerin e zgjerimit si dhe me Miroslav Lajcak.