Ish-kreu i Departamentit të Sigurisë së Brendshme të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) Andriy Naumov u arrestua në Serbi me akuzën për e qarkullim të paligjshëm të parave.
Ai u ndalua më 8 qershor në pikën kufitare midis Serbisë dhe Maqedonisë Veriore. Në mjetin e drejtuar nga Naumov dhe me shtetas gjerman, u konstatuan 600.000 euro dhe 120.000 dollarë amerikanë cash, si dhe dy gurë të çmuar (smerald) me vlerë gjithsej 6.500 euro.
Naumov nuk mund të justifikonte origjinën e parave dhe autoritetet serbe i shtuan aktakuzës edhe krimin e posedimit të parave nga aktivitetet ilegale.
Arrestimi i Naumov nuk u njoftua zyrtarisht deri të martën, kur presidenti serb Aleksandar Vuçiç konfirmoi lajmin në një konferencë për shtyp.
Andriy Naumov kishte gradën e gjeneralit dhe në tetor 2020 mori detyrën si kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SBU. Në korrik 2021 ai u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të skandaleve të ndryshme për aktivitete të paligjshme që u zbuluan në shtypin ukrainas.
Ai i konsideroi ato goditje të drejtuara nga kundërshtarët e tij brenda SBU.
Më 23 shkurt 2022, një ditë para pushtimit rus, ai u largua nga Ukraina pa marrë lejen e nevojshme për të udhëtuar jashtë vendit.
Më 1 prill 2022, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ia hoqi gradën e gjeneralit.
Sot, Andriy Naumov kërkohet në Ukrainë me akuzën për “tradhti të fundit”.