FOTO&VIDEO

U largua drejt SHBA kur ishte 7 vjeç, Hatixhe Çollaku rikthehet për të trajnuar FA mbi sistemet ajrore pa pilot

Togerja Hatixhe Çollaku u largua nga Shqipëria me familjen drejt Shteteve të Bashkuara kur ishte vetëm shtatë vjeç.

Tani, ajo kthehet në Shqipëri si komandantja e parë në Kompaninë e Inteligjencës të Gardës Kombëtare të New Jersey, së bashku me kolegët e saj, për të trajnuar Forcat e Armatosura Shqiptare mbi përdorimin sistemeve ajrore pa pilot PUMA, dhuruar nga Shtetet e Bashkuara.


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës publikoi sot historinë e saj.

“Kam ardhur për një mision, të mësojmë përdorimin e UAV për ushtrinë shqiptare. UAV është një dron dhe ka kapacitet për misione taktikale, për emergjenca dhe humanitare”, tregon Çollaku.

Ajo shprehet se ka dashur prej shumë vitesh të vijë në Shqipëri me mision dhe prandaj ishte futur në National Guard për New Jersey dhe jo për shtetin ku banonte, me qëllimin e vetëm, për të ardhur me mision në Shqipëri.

“Pastaj duke kërkuar atë shans dhe duke takuar njerëz të tjerë përmes ushtrisë, doli ky shansi këtu që kërkonin një oficer inteligjence”, tregon ajo.

Çollaku tregon edhe për vështirësitë në këtë profesion.

“Vështirësi ka në çdo lloj zanati, sepse shumica e ushtrisë janë meshkuj, nuk janë femra. Por gjithsesi, jam shumë krenare për pozicionin që kam marrë, pasi jam komandantja e parë femër për kompaninë e inteligjencës, në New Jersey”, thotë më tej ajo.

Çollaku thotë se ndjehet shumë krenare që është shqiptare dhe se tregon historinë e Shqipërisë në vendin e saj të punës.

“Nga që jam rritur në Amerikë, me siguri ndjehem të dyja. Por jam shumë krenare që jam shqiptare dhe marr mundësin që t’ua tregoj në Amerikë historinë e Shqipërisë. Unë jap gjithmonë informacion si është kultura shqiptare, si janë njerëzit, çfarë të presësh kur të arrish në Shqipëri”, thotë ajo. /j.p/atsh


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

22 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 ditë ago