“U përleshën 10 minuta”, ish-e dashura e shqiptarit rrëfen vrasjen e tij në Mykonos

Visar Dakrama është shqiptari që u ekzekutua mëngjesin e sotëm më armë gjahu nga një grek në ishullin e Mykonos, Greqi.

Sipas mediave greke, 23-vjeçarja e cila kishte lidhje me viktimën dhe me autorin punon në një lokal nate në ishull.

Ajo ka dëshmuar në polici dhe ka pohuar se 2 vite më parë ka pasur lidhje me Visarin dhe ndërkohë, greku ka shfaqur interes për të.

Sipas dëshmisë, ai ka ndërhyrë në momentin që ka parë se shqiptari i dehur po sillej keq me 23-vjeçaren.

I gjithë konflikti fizik mes dy djemve nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike ka ndodhur për 10 minuta.

Pas përleshjes greku ka shkuar ka marrë armën në shtëpi dhe e ka qëlluar për vdekje në kokë.