Një burrë u përpoq të hapte derën e aeroplanit në fluturimin për në Tuzla sepse nuk donte të ndalonte në Beograd.
Sipas mediave boshnjake, bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur gjatë një fluturimi të mbrëmshëm nga Billund i Danimarkës për në Tuzla.
Siç thuhet më tej, aty ka ndodhur një incident i pazakontë kur një burrë ka tentuar të hapë derën e aeroplanit, madje gjatë fluturimit.
Sipas një lexuesi të portalit klix.ba, aeroplani i kompanisë Wizz Air për shkak të mjegullës nuk mundi të ulej në aeroportin e Tuzlës dhe pas informacionit se fluturimi ishte devijuar për në Beograd, një nga pasagjerët u ngrit nga ulësja e tij dhe u përpoq të hapte derën.
Burri është ndaluar shpejt nga ndërhyrja e ekuipazhit të kabinës.
Siç mësohet më tej, pasi burri u pengua të bënte një gjë të tillë, të njëjtën ka tentuar të bëjë edhe gruaja e tij.
Dhe pas uljes në aeroportin e Beogradit, të dy janë arrestuar.