FOTO&VIDEO

U raportua për dy kosovarë të vdekur në Gjermani, MPJ e Kosovës s’ka konfirmim zyrtar

Gjatë ditës u raportua nga disa media në Kosovë dhe rajon se si pasojë e vërshimeve në Gjermani kanë vdekur një çift bashkëshortor nga Kosova.

Sipas raportimeve trupi i pajetë i burrit tanimë është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadha.

Nga këto raportime thuhet se ata janë me prejardhje nga Komuna e Pejës.

Klankosova.tv ka pyetur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.

Por, nga Divizioni për Komunikim me Publikun e MPJD-së në një përgjigje për Klankosova.tv bëhet e ditur se deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga autoritetet gjermane lidhur me këtë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thekson do të njoftojë lidhur me rastin në bazë të të dhënave zyrtare.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane përmes Ambasadës së Kosovës në Gjermani, dhe deri në këto momente ende nuk ka marrë konfirmim nga autoritetet përkatëse lidhur me dyshimet për humbjen e jetës së dy bashkëatdhetarëve. MPJD do të ju njoftojë lidhur me situatën bazuar në të dhënat zyrtare”.

Po ashtu Klankosova.tv ka pyetur edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë dhe është në pritje të një përgjigje lidhur me rastin.

Mbi 150 persona kanë vdekur në Gjermani, në atë që janë përshkruar si përmbytjet më të këqija në historinë e këtij shteti.

Përveç Gjermanisë më këtë situatë po përballën edhe Luksemburgu, Belgjika, Austria dhe Zvicra.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

9 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

16 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

21 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

23 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

2 ditë ago