Pas dyshimeve për keqpërdorim të qindra mijëra eurove në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë, BIK ka njoftuar se do të mbajë sot një konferencë për media për të sqaruar situatën.
Konferenca do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 11:00, në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.
Në njoftimin e BIK, theksohet se institucioni nuk ka pasur asnjë keqpërdorim, por ka zhvilluar një luftë të vazhdueshme kundër veprimeve të kundërligjshme.
Rikujtojmë se 166 mijë euro të sadakas, vitrave, zeqatit, anëtarësisë dhe të hyrave nga qeratë e lokaleve ishin zhdukur dhe për afër dy vjet, Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur të fshehtë për institucionet e drejtësisë vjedhjen e pretenduar.
Madje, të njëjtit kanë tentuar ta mbyllin këtë rast brenda organeve të BIK, duke mos e raportuar në institucionet e drejtësisë. Këtë e argumenton edhe avokati i këshillit, i cili thotë se nga Rexha kanë kërkuar kthimin e mjeteve në mënyrë që rasti të mos raportohej në organet ndjekëse.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…