Dy nga gjashtë gylenistët që ishin rrëmbyer në Kosovë, janë dënuar me burgim.
Erdem dhe Yusuf morën pjesë në shqiptimin e gjykimit në Gjykatën e 30-të të Krimeve të Rënda në Stamboll përmes një lidhjeje direkte nga burgu.
Avokati Özgür Deniz Özsatıcı i palës mbrojtëse, përfaqësoi të pandehurit me prani në gjykatë.
Të pandehurit mohuan akuzat ndaj tyre dhe kërkuan lirimin.
Mustafa Erdem është dënuar me 15 vjet burgim në akuzën “drejtim i një organizate të armatosur terroriste”, ndërsa Yusuf Karabina me 8 vjet e 9 muaj burgim si fajtor në akuzën “anëtar i një organizate të armatosur terroriste”, edhe pse fillimisht edhe ai akuzohej si “drejtues” i organizatës, por gjykata kishte ulur shkallën e akuzës.
Ndërkaq, të pandehurit janë liruar nga akuza “spiunim”.
Kujtojmë se MIT në bashkëpunim Hashim Thaçin më 29 mars të vitit 2018 solli në Turqi gjashtë gylenistë të kërkuar nga Erdogani.