POLITIKE

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, arsyeja e Haskukës për prishjen e koalicionit me LDK-në në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka dalë me njoftim publik për prishjen e koalicionit me LDK-në në komunën që ai udhëheq. Haskuka thotë se pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë LVV-LDK, e ka të pamundur vazhdimin e koalicionit.

“Mendoj që koalicionet duhet të bazohen në besimin e ndërsjellë dhe në këtë aspekt pas zhvillimeve të fundit nuk ka mbetur hapësirë për të vazhduar rrugëtimin tonë”, shkruan Haskuka, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i tij i plotë:

Dua t’ju njoftoj që si pasojë e zhvillimeve të fundit, mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë LVV-LDK dhe krijimit të një qeverie e cila është në kundërshtim me vullnetin demokratik të shprehur më 6 tetor, unë e kam të pamundur vazhdimin e koalicionit në Komunën e Prizrenit.

Pas zhvillimeve në Asamblenë Komunale në shkurt të këtij viti, unë jam munduar që të gjej mënyra për të vazhduar koalicionin, duke besuar që rruga në shtetndërtimin e Kosovës dhe krijimin e institucioneve përgjegjëse që bazohen në profesionalizëm dhe promovojnë demokracinë dhe zhvillimin, mund të bëhet vetëm me një bashkëpunim të sinqertë ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por besimi dhe pritjet e mia si shumë qytetarë të Kosovës nuk u realizuan.

Mendoj që koalicionet duhet të bazohen në besimin e ndërsjellë dhe në këtë aspekt pas zhvillimeve të fundit nuk ka mbetur hapësirë për të vazhduar rrugëtimin tonë.

Dua të falënderoj drejtorët komunalë nga LDK-ja dhe asamblistët e LDK-së për bashkëpunimin e deritanishëm dhe punën në përmbushjen e programit qeverisës në nivelin lokal.

Shpresoj që forcat demokratike brenda LDK-së që nuk janë të shantazhuara, do të vazhdojnë përpjekjet e tyre që LDK-në ta kthejnë në një parti ku vendos demokracia, e jo një grusht njerëzisht që ndoshta nga interesat e tyre apo nga shantazhet janë të lidhur me fatin e një Presidenti, që për të shpëtuar veten po e katandisë Kosovën me Listën Serbe.

Ndryshe, Anton Quni nga LDK-ja ka deklaruar gjatë ditës së sotme për Gazetën Sinjali se LVV ka prishur njëanshëm koalicionin me partinë e tij në Komunën e Prizrenit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago