Të dielën po shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas përmes marsheve dhe aktiviteteve të shumta që bëjnë thirrje për barazi dhe fuqizim të gruas, kudo në botë.
Në Prishtinë është mbajtur marshi tradicional “Marshojmë S’festojmë” nën organizimin e Rrjetit të Gruas, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për të drejtat e grave, barazisë gjinore, shoqërore dhe ekonomike.
Me thirrjet “Po du me punu pa më ngacmu”, “S’du lule por du kontratë”, një numër i grave kanë marshuar nëpër qendër të kryeqytetit, në mesin e të cilave u bashkangjitën edhe liderë institucionalë.
“Vetëm 13.7 për qind të grave janë të punësuara në tregun e punës në Kosovë, edhe kur janë të punësuara, gratë vazhdojnë të mbajnë pozita më të ulëta, të paguhen më pak për punë të njejtë krahasuar me burrat, të ngacmohen seksualisht dhe diskriminohen, të ngacmohen seksualisht dhe diskriminohen, dhe përjashtohen nga puna për shkak të politikave të dobëta institucionale, që nuk i mbrojnë të drejtat fundamentale të grave”, tha Xhejrane Loka, përfaqësuese e marshit.
Edhe amabasada amerikane në Prishtinë, ka shpërndarë një fotografi të grave deputete të legjislaturës së re në Parlamentin e Kosovës në krye me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, duke theksuar se Kosova ka shumë gra që po punojnë për të bërë ndryshimin.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…