POLITIKE

U shkarkua pasi ndau mbi 2 milionë euro nga buxheti i Kosovës për serbët: Skandalozi Rikallo merr pozitë të re

Sot para Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit janë betuar anëtarët e rinj të partive politike në KQZ. Në mesin e tyre është edhe Nenad Rikallo nga Lista Serbe, i cili ishte shkarkuar nga detyra e ministrit të Bujqësisë në Qeverinë Haradinaj.

Rikallo, i emëruar Ministër i Bujqësisë në Qeverinë Haradinaj, por asapak i përgjegjshëm në detyrën e tij, ishte vënë kusht largimi i tij për t’u votuar buxheti i Kosovës, gjë e cila edhe kishte ndodhur.

Por, ç’kishte bërë në të vërtetë Nenad Rikallo?

Rikallo kishte ndarë mbi 2 milionë euro nga buxheti  Kosovës, ministria e Bujqësisë që atë kohë drejtonte, për serbët e veriut. Përfitues të granteve ishin 53 qytetarë të katër komunave më shumicë serbe. Përveç serbëve përfitues ishin edhe 8 fermer shqiptarë.

Ministria e Bujqësisë u kishte ndarë grantet njëmilionëshe tri grupeve të bizneseve, pavarësisht se ato nuk e plotësonin njërin prej dy kritereve të veçanta të pranueshmërisë. Kriteret janë të listuara në Udhëzimin administrativ në bazë të të cilit janë dhënë grantet.

Pavarësisht se është shërbyer me dokumente të tilla të rrejshme, Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Nenad Rikalo, e ka shpërblyer Utviqin me grantin në vlerë një milion euro.

Njërin prej dy kritereve të pranueshmërisë nuk e plotësonte as konzorciumi që në përbërje ka bizneset “Novus”, “Sofra Distribution”, “Blerimi-B” dhe “Katering Prishtina”, dhe as ai që përbëhet nga “Dhemetra”, “Dhemetra Joint Venture” dhe “Moea”..

Me shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, Qeveria e Kosovës kishte arritur të sigurojë votat për miratimin e buxhetit në seancën e Kuvendit të Kosovës që do mbahet sot e që në rend të ditës ka edhe votimin e buxhetit.

Shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ishte kushti i fundit që Partia Socialdemokrate i kishte vënë qeverisë disa javë më parë për votimin e buxhetit.

Nenad Rikallo ka injoruar çdo takim që ministria e tij ka organizuar apo është ftuar. Ai mungoi edhe në mbledhjen e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë në Pejë kur edhe u bë nënshkrimi i protokollit për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore, me qëllim të lehtësimit të procedurave të eksportit dhe importit për këto produkte.

Përveç kësaj, Rikallo nuk kishte marrë pjesë edhe gjatë një takimi të ministrave të Bujqësisë nga Evropa Juglindore ku është diskutuar për zhvillimet e ardhshme në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në rajonin e EJL./ Gazeta Metro


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago